Raporti i “TI”, Hysi: Me SPAK dhe BKH, lufta ndaj korrupsionit do të marrë hov tjetër

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 14:13 | Politikë
Raporti i “TI”, Hysi: Me SPAK dhe BKH, lufta ndaj korrupsionit do

Vasilika Hysi, deputete e Partisë Socialiste dhe nënkryetarja e Parlamentit, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se “me SPAK-un dhe BKH-në, lufta kundër korrupsionit do të marrë hov tjetër dhe të jeni të bindur se vitin tjetër rezultatet do të jenë shumë më të larta”, duke iu referuar raportit të “Transparency International” që publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e renditi në vendin e 106, me 35 pikë, 7 pozicione më poshtë sesa viti i kaluar.

“Raporti mat perceptimin e publikut në lidhje me korrupsionin. Reforma në Drejtësi duhet të kishte nisur më parë dhe në këtë periudhë kur një pjesë e gjyqtarëve janë në dilemë nëse do të qëndrojnë apo jo në sistem, pa dyshim që lufta kundër korrupsionit ka hasur në vështirësi. Por, unë besoj se me SPAK-un dhe BKH-në, lufta kundër korrupsionit do të marrë hov tjetër dhe të jeni të bindur se vitin tjetër rezultatet do të jenë shumë më të larta. Raportet nuk duhen lexuar bardhë e zi, por duhen parë në tërësinë e tyre, me situatën politike të vendit”, shpjegoi Hysi.

https://a2news.com/2020/01/23/lufta-kunder-korrupsionit-transparency-international-shqiperia-hapa-prapa/

“Reformat nuk mund të jenë perfekte. Reforma në Drejtësi ka 7 shtylla dhe me BKH mbyllet shtylla e drejtësisë penale. Pra, reforma ka edhe shumë aspekte të tjera. Është reformë e vështirë, ka pasur efekte, por çdo hap i kësaj reforme pengonte hapat e tjerë. Kjo reformë kërkon mbështetje. Nuk mund të shahet dhe të denigrohet. Dhe duhet që njerëzit ta njohin më shumë, nuk mund të presin vetëm nga SPAK-u”, shtoi Hysi.

Në lidhje me kryebashkiakët socialistë që pas denoncimeve të PD-së rezultuan të papërshtatshëm me ligjin e dekriminalizimit, Hysi tha: “Çdo parti mund të ketë në gjirin e saj persona që nuk tregohen të sinqertë dhe mendoj se ka nevojë për një analizë të funksionimit të ligjit, të pikave të dobëta të tij, të dëgjohet se çfarë vështirësish kanë institucionet që e zbatojnë këtë ligj, por në radhë të parë ka të bëjë integriteti. Një person që në jetën e tij ka bërë edhe gabimin më të vogël, është mirë që të mos garojë dhe të mos njollosë emrin e një force politike. Përgjegjësia është individuale, forca politike mban përgjegjësi nëse e ka ditur gabimin e kandidatit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos