KE shtyn publikimin e metodologjisë së re për zgjerim

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 20:52 | Politikë
KE shtyn publikimin e metodologjisë së re për zgjerim

Komisioni Evropian konfirmon për Radion Evropa e lirë se publikimi i metodologjisë së re të KE që ka si synim të ndryshojë mënyrën e negociatave të anëtarësimit për vendet aspirante është shtyrë për në muajin shkurt.

Përmes një deklaratë për shtyp, zëdhënësja Ana Pisonero konfirmon se “Komisioni është në procesin e finalizimit të propozimit të ri, i cili do të prezantohen në javët e ardhshme.”

Sipas Radios Evropa e Lirë, jozyrtarisht, publikimi i kësaj metodologjie ishte njoftuar të bëhej më 29 janar, megjithatë drafti nuk është finalizuar ende dhe data tjetër e mundshme mendohet të jetë 5 shkurti.

“Me metodologjinë e re, ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër duhet të bëjë pjesën e saj. Ne duam të kemi një proces që do të jetë i dobishëm për të gjitha palët – si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE “, tha Ana Pisonero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos