Në Vlorë ka përfunduar numërimi i 231 qendrave të votimit.
Kandidatja socialiste, Brunilda Mersini, fitoi bindshëm me rreth 80% të votave, shkruan A2.
“Jam e emocionuar dhe e përgjegjshme për sfidën që më pret. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh qytetin dhe ritmin e tij”, tha Mersini për A2CNN.
Dy kandidatët e tjerë në këtë garë, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, dhe kandidati tjetër i pavarur, Gjergji Nika, morën rreth 10% të votave secili. (A2 Televizion)
