Disa fakte interesante nga jeta e Picasso

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 07:27 | Aktualitet
Disa fakte interesante nga jeta e Picasso

Emri i plotë i tij është Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuseno Maria de los Remedios Crispin Crispignano de la Santisima Trinidad Ruiz Picasso.

Picasso ishte nxënës i tmerrshëm. Ai shpesh sillej keq dhe dënohej, prandaj e linin të ulur në stol në fund të klasës.

Pikturën e parë, Picasso e realizoi në moshën 15-vjeçare, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar.

https://a2news.com/2021/10/25/pablo-picasso-dhe-grate-ana-e-erret-e-artistit-te-madh/

Picasso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, i cili ra dakord ta paguante 750 dollarë në muaj.

Duke qenë se ishte artist i njohur, Picasso kishte shumë sukses me gratë. Në të vërtetë pati shumë të dashura.

Në vitin 1948, Picasso u bë mik me piktorin shqiptar Ibrahim Kodra, në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku kryen një hulumtim të thellë artistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos