Lindshmëri e ulët në Vlorë, nga 25 lindje në 24 orë, në 5 lindje në javë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 16:50 | Aktualitet
Lindshmëri e ulët në Vlorë, nga 25 lindje në 24

Ulja e lindjeve të reja në vendin tonë prej vitesh po shikohet si një ndër fenomenet më shqetësuese të shoqërisë dhe pavarësisht politikave të ndjekura dhe stimujve të dhënë duket se lindshmëria mbetet në shifra mjaft të ulëta.

Një nga qytetet që po ndjen këtë fenomen është edhe Vlora ku krahasimi me vitet 90 dhe aktualisht krijon diferenca të frikshme.

Përveç emigracionit dhe gjendjes social-ekonomike, mjeku apelon që një ndër faktorët e këtij fenomeni që duhet të frenohet janë dhe abortet e pakontrolluara, veçanërisht ato në moshë të re, ku të vetmen konsulte vajzat e kanë me farmacistin.

Ndërkohë krahasuar me vetëm 10 vite më parë lindshmëria në spitalin e Vlorës është reduktuar me 75 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos