Fatmira Hajdari përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 20:17 | Aktualitet
Fatmira Hajdari përfundimisht jashtë sistemit të

Problemet me pasurinë kanë lënë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtaren Fatmira Hajdaraj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatorë dhe anëtarët  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e Hajdarit.

Nga seanca e mëparshme u njoftua se Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve.

Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private.

Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos