Të martën qielli do të errësohet për disa minuta

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 21:15 | Aktualitet
Të martën qielli do të errësohet për disa minuta

Një event astronomik i rrallë pritet të ndodh ditën e nesërme në mesditë, ku dielli do të mbulohet për disa minuta nga hëna.

Fenomeni do të shihet tepër qartë në Kanada, Groenlandë dhe Rusi, ndërsa në vendin tonë do të mund të shihet vetëm një ndryshim i vogël i dritës mes orës 11.15 minuta dhe orës 13.20 minuta.

Për të gjithë adhuruesit e këtyre momenteve këshillohet që fenomeni i këtij eklipsi të mos shihet me sy të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos