Dita e Dzekos, zyrtarizohet me Interin dhe shënon kundër Dinamo Kiev

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 20:07 | Futboll
Dita e Dzekos, zyrtarizohet me Interin dhe shënon kundër Dinamo Kiev

Sulmuesi Edin Dzeko ka firmosur zyrtarisht për Interin, dhe nuk ka pritur shumë për t’i dhënë një sinjal tifozerisë së zhgënjyer nga ikja e belgut Romelo Lukaku te Chelsea.  

Boshnjaku prej disa ditësh ndodhej në Milano, por zyrtarizimi po shtyhej për shkak të pagesës së muajt të fundit me Romën.

Diçka jo e vogël, kur merr më shumë se 500 mijë euro në muaj, por Dzeko dhe ekipi i tij i mëparshëm zgjidhën ngërçin, duke mundësuar firmën në kontratë dhe jo pa surprizë debutimin në ndeshjen e sotme miqësore kundër Dinamos së Kievit.

https://a2news.com/2021/08/10/zemerimi-i-tifozeve-te-interit-shkaterrohet-piktura-murale-e-lukaku-t/

Klasi i tij nuk diskutohet kurrë, pavarësisht moshës 35-vjeçare, dhe Dzeko tregoi të gjithë repertorin e tij teknik, i finalizuar në një gol të bukur në pjesën e parë të ndeshjes.

Në pritje të debutimit të holandezit Dumfreis dhe të një sulmuesi tjetër, ndoshta Zapata i Atalantës, tifozët interistë mund të shpresojnë ende në një sezon të mbarë.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/12/chelsea-zyrtarizon-lukakun-mireseerdhe-ne-shtepi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos