Dita e fundit e shkollës, mesazhi i ministres për nxënësit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 10:49 | Aktualitet
Dita e fundit e shkollës, mesazhi i ministres për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale drejtuar nxënësve me rastin e ditës së fundit të shkollës për vitin shkollor 2022-2023.

Pasi iu uron nxënësve pushime të mbara, ministrja Kushi iu kërkon atyre që të lexojnë sa më shumë libra gjatë verës.

“Sot është dita e fundit e mësimit për këtë vit shkollor dhe jo rastësisht zgjodha t’ju përshëndes së bashku me Elisën, nxënësen e klasës së katërt në shkollën “Hasan Vogli” Tiranë, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj. Duke ju uruar pushime të mbara, ju ftoj që përveç udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive, të lexoni sa më shumë libra në këtë stinë vere”, shkuan Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos