Dita e Punëtorëve, Sindikata e Mjekëve: Kushtet duhet të përmirësohen

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 13:04 | Sociale
Dita e Punëtorëve, Sindikata e Mjekëve: Kushtet duhet të

Për ditën e 1 Majit, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor vlerëson punën e mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në përballje me COVID-19.

Përfaqësuesit e sindikatës, përmes një deklarate, i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të përmirësojë kushtet e punës së mjekëve që janë në vijën e parë si dhe të reduktohen orët në punë për të ulur rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Për çdo punonjës të shëndetësisë të prekur nga Covid-19, sindikata propozon trajtim të veçantë financiar, njësoj si në rastet e aksidenteve në punë.

Mjekët dhe infermierët kërkojnë që pagesa e tyre të bëhet sipas volumit të punës dhe rrezikut që paraqet në këto ditë epidemie.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos