Fotoja që po shqetëson fansat e aktores së “Squid Game”

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 11:02 | Showbiz

Jung Ho-yeon, aktorja që mori famë falë serialit “Squid Game”, ka shqetësuar fansat e saj me postimet e fundit në rrjetet sociale.

27-vjeçarja publikoi në Instagram disa foto, e veshur me një fustan të zi dhe ku duket shumë e dobët.

https://a2news.com/2021/10/10/e-zhytur-ne-borxhe-ne-serial-por-ne-realitet-ylli-i-squid-game-po-fiton-miliona/

Njëra nga komentueset shkruan: “Nuk dua të dukem njeri negativ, por më shqetëson fotoja me fustanin e zi. Je shumë e bukur, por kujdesu për veten dhe ha mirë. Shëndeti mbi të gjitha. Po dobësohesh gjithmonë e më shumë. Shpresoj të jesh mirë”.

Por, pati edhe nga ata që e mbrojtën: “Jeni shumë të këqinj me këto komente. Mos e paragjykoni për trupin. Disa thonë “je elegante”, të tjerë thonë “ha se nuk je e shëndetshme”. Mjaft me këto, lëreni rehat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos