“Dita jonë” kujton Odhise Paskalin, themeluesin e skulpturës shqiptare

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 07:26 | Aktualitet
“Dita jonë” kujton Odhise Paskalin, themeluesin e

Odhise Paskali ishte skulptor, poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.

Me statujat e Odhise Paskalit, disa nga qendrat në qytetet kryesore shqiptare morën një pamje të re, duke fituar edhe një identitet të tyre, si “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë, “Ushtari i panjohur” në Tiranë apo “Monumenti i Skënderbeut” i realizuar më 1968, në të cilin ishte bashkautor.

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos