Lëkundje tërmeti në veriperëndim të vendit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 21:39 | Aktualitet
Lëkundje tërmeti në veriperëndim të vendit

Lëkundje tërmeti u ndjenë para pak minutave në qytetin e Shkodrës, sidomos në katet e larta të pallateve.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:30:39. Tërmeti është konfirmuar edhe nga Qendra Europiane për Monitorimin e Tërmeteve.

Sipas të dhënave të para, lëkundjet ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij është identifikuar 30 km në Juglindje të Podgoricës dhe 2 km në Jug- juglindje të Koplikut në Malësi të Madhe. Thellësia e goditjes ishte 15 km. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos