Dita ndërkombëtare antikorrupsion, Basha: Koha për angazhim në përballjen me të korruptuarit

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 11:55 | Politikë
Dita ndërkombëtare antikorrupsion, Basha: Koha për angazhim

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar mobilizimin e shoqërisë shqiptare për të luftuar fenomenin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha kërkon dhe angazhimin e shoqërisë për largimin e të korruptuarve nga politika.

“Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja”, shkruan Basha. 

“Ndaj, këtë 9 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre”, përfundon Basha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos