
Në Ditën Ndërkombëtare të Bullizmit, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian kanë organizuar aktivitete me nxënës të shkollave në kryeqytet, për të dhënë mesazhin se si mund të luftohet ky fenomen.
Ndërkohë, Këshilli i Europës ka publikuar një raport ndërkombëtar, ku 20% e fëmijëve të pyetur thonë se janë përfshirë në fenomenin e bullizmit, 45% thonë se kanë pësuar bullizëm psikologjik dhe 33% bullizëm fizik.
Sipas studimit, shkak kryesor është pamja e jashtme, sidomos mbipesha. Gjysma e mësuesve të marrë në pyetje nga studimi, thonë se nuk ka një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla. (A2 Televizion)