“U kopjua”, ritestim për gradën “Komisar”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2018, 14:19 | Aktualitet

Për Policinë e Shtetit konkursi i zhvilluar për gradën Komisar u anulua për parregullsi. Kjo ishte arsyeja që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu urdhëroi ritestim.

Ndryshe nga hera e parë ku përgjigja e rezultateve vonoi për shkak të pyetjeve me zhvillim këtë herë në përfundim të provimit, kandidatet do te njihen menjëherë me rezultatet.

Testi i parë u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë, por u anulua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu me dyshimet se u kopjua, pasi teza ishte bërë publike më herët.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjeti shkelje dhe referoi në Prokurori personat përgjegjës për mbarëvajtjen e testimit, mes të cilëve edhe vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, zëvendësen e tij Aida Hajnaj dhe tre anëtare të Komisionit të Gradave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos