
Si një mesazh që gabimet e politikës të mos përsërisin veten dhe ne të mos jetojmë të njëjtat histori persekutimesh, vijnë edhe këtë vit ditët e kujtesës, me një sërë aktivitetesh që bën thirrje për t’u shkëputur nga e shkuara diktatoriale me të vërteta.
Një nga eventet më domethënëse të këtyre ditëve janë ekspozita që do të çelet të shtunën në sheshin Skënderbej dhe një dokumentar që për herë të parë i përcillet shqiptarëve.
Ditët e kujtesës nisin më 19 shkurt dhe për çdo ditë deri më 26 shkurt do të pasurohen me promovime librash, prezantim të materialeve filmike, ekspozita dhe forume me historianë e studiues. (A2 Televizion)