Djegia e selisë së PS-së në Shkodër, Ademi padit Policinë në Prokurori për mosveprim

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 13:55 | Aktualitet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shkodër pas protestave të një dite më parë në qytetin verior ku u dogj edhe selia e Partisë Socialiste.

Në kallëzimin e bërë në Prokurorinë e Shkodrës, kryebashkiakja Ademi denoncon veprimet e kundraligjshme dhe kriminale të kryera, sipas saj, nga punonjës së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore.

Ajo publikon telefonatën në numrin 129, ku kërkon mbrojtjen e institucioneve nga ana e policisë, por shprehet se i është komunikuar pamundësia për ndërhyrje.

 “…nuk kemi urdhër dhe ua kemi transportuar, por…” duke justifikuar pamundësinë për ndërhyrje”- thuhet në padi.

Sipas saj, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore, sipas transmetimeve nga mediat audiovizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucionet.

“Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast. Veprimet dhe mosveprimet e Policisë janë në kundërshtim të hapur me detyrën që ata kryejnë ”, thuhet në padinë që Ademi ka depozituar në Prokurori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos