Të rinjtë demokratë të Tropojës, homazhe për vrasjen e Klodian Rashës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 12:48 | Aktualitet

Ekzekutimi i të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha, nga ana e punonjësit të policisë, përveç tronditjes së madhe publike, ka ngjallur zemërim dhe indinjatë edhe tek të rinjtë e Forumit Demokratik të Tropojës.

Ata janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të të riut, dhe në selinë e degës kanë kryer homazhe dhe kanë ndezur qirinj.

Të rinjtë demokratë kanë kërkuar drejtësi për Klodianin dhe nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid për grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambientet e mbyllura.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Tropojë, Isuf Çelaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos