Ndarja nga jeta e mjekut Mihal Kërci, Basha mesazh ngushëllimi: Humbje e rëndë për ne

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 12:30 | Aktualitet

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kerci. Në një mesazh ngushëllimi në Facebook, Basha shprehet se kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Përmes një fotoje të 25 mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ai shprehu mirënjohjen për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë.

Postimi i Bashës:

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.

Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos