Romario, Best apo Cantona janë disa legjenda të futbollit që kanë qenë shumë të famshëm edhe për jetën e tyre jashtë fushës. Në fotogalerinë e mësipërme ju kujtojmë disa nga futbollistët më rebelë të historisë. (A2 Televizion)
Romario – E pëlqente shumë jetën e natës. Në Barcelonë i vunë edhe detektiv privat që ta ndiqte. Fraza e tij “nëse nuk dal natën, nuk bëj gola” hyri në histori. Ai betohej se kur dilte, nuk pinte alkool.George Best – Një nga futbollistët më karizmatikë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij ka pasur shumë probleme me alkoolin. Dy nga frazat e tij u bënë ikonike: “Në vitin 1969 hoqa dorë nga gratë dhe alkooli, kanë qenë 20 minutat më të këqija të jetës sime” dhe “Kam shpenzuar shumë me femra, alkool dhe makina… paratë e tjera i kam shpërdoruar”.Mágico González - Një legjendë e klubit modest Cádiz, ai shkëlqeu në Spanjë në vitet ‘80. Për lojtarin nga El Salvadori, futbolli ishte argëtim dhe jo punë: “Më pëlqen jeta e natës dhe dëshirën që kam për të bërë qejf nuk ma heq as nëna ime. E di që është e papërgjegjshme dhe joprofesioniste, por nuk më pëlqen ta konsideroj futbollin si punë. Nëse do ta bëja, nuk do të isha vetja. Unë luaj për argëtim”.Adriano - Mund të kishte pasur një karrierë fantastike nëse nuk do të kishte qenë për veset e tij. Karriera e tij u shkatërrua pas vdekjes së babait të tij, kur luante me Interin. Braziliani ra në depresion, kishte probleme me alkoolin dhe drogën dhe madje publikoi foto të tij me trafikantët e drogës në një favelë në Brazil. Ai u shëndosh deri në 115 kilogramë dhe në ekipin e tij të fundit, Miami United, të divizionit të katërt të Shteteve të Bashkuara, e hoqën për formën e tij të dobët.Antonio Cassano – Talent i Barit, shkëlqeu te Roma dhe u ble nga Real Madrid në vitin 2006, por rezultoi një nga blerjet më të këqija të historisë. Shkoi në Madrid mbipeshë dhe nuk arriti dot kurrë formën optimale. Edhe me ardhjen e Capellos në stolin e spanjollëve, të cilin e kishte pasur trajner te Roma, situata e tij nuk ndryshoi. Madje, Cassano e quajti “të pafytyrë” teknikun italian dhe u përjashtua nga ekipi.Ronaldinho – Një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, i pëlqente argëtimi. E frekuentonte shumë jetën e natës në Barcelonë, ndërsa kur luante me Milanin, disa ditë para derbit ndaj Interit, mori me qira një hotel të tërë për të organizuar një festë. Bëri edhe një vit burg pasi u përpoq të hynte në Paraguaj me pasaportë false.Mario Balotelli – Talent i jashtëzakonshëm, por gjithmonë ka qenë më i famshëm për bëmat jashtë fushe sesa ato brenda saj. Gjithmonë është njohur për faktin se nuk kishte dëshirë të stërvitej dhe të vraponte.Paul Gascoigne – Gjithë jetën ka pasur probleme me alkoolin. Vetë e ka pranuar se nuk arriti kurrë të shfaqte të gjithë potencialin e tij. I pëlqente jeta e natës dhe ka qenë protagonist i shumë sherreve nëpër pub-e. Pasi la futbollin, ka vuajtur edhe nga depresioni dhe sëmundjet mendore. Ka qenë disa herë i shtruar në rehabilitim.Darío Silva – Ish-lojtari i Malagës kalonte netë pa gjumë nëpër disko. Ndërsa në vitin 2006 pësoi një aksident të rëndë me makinë, ku humbi njërën këmbë. Sot, punon në një piceri të Malagës.Eric Cantona – Futbollist i jashtëzakonshëm, por me temperament të keq. Në vitin 1995 goditi me një shkelm fluturues një tifoz të Crystal Palace që po e ofendonte nga shkallët e stadiumit. Këtë incident ai vetë e ka quajtur momentin e tij të preferuar.Samuel Eto’o – Një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Barcelonës, problemet më të mëdha me Pep Guardiolën i ka pasur për shkak të deklaratave që bënte, pasi si profesionist ishte i shkëlqyer.Zlatan Ibrahimovic – Qëndroi vetëm një vit te Barcelona, pasi nuk duronte dot “filozofin” Guardiola. Në biografinë e tij ka shkruar: “Je frikacak, e bën në brekë përballë Mourinhos”. Ndërsa kur luante me PSG, ofendoi Francën pas disa gabimeve të arbitrit duke thënë: “Një vend m… që nuk e meriton PSG-në”.