Interi merr fitoren e dytë në Serie A, Inzaghi “burgos” Asllanin

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 22:44 | Futboll
Interi merr fitoren e dytë në Serie A, Inzaghi “burgos”

Interi ka mposhtur 0-2 Cagliarin në transfertë duke marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Serie A.

Skuadra e Izaghit dominoi totalisht pjesën e parë duke realizuar edhe dy golat me Dumfries dhe Martinez. Në pjesën e dytë, Interi lëshoi shumë terren, por arriti të mbronte rezultatin duke mos pësuar gol nga transferta në Cagliari.

Po ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë sfidë, edhe pse ndaj një kundërshtari që sapo është ngjitur në Serie A dhe rezultati i pjesës së parë ishte 2-0 në favor të zikaltërve, Inzaghi nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë Asllanin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare vijon të ngrohë stolin që prej nisjes së sezonit të vitit të kaluar, ndërsa minutat e aktivizimit kanë qenë tejet të pakta. Mbetet për t’u parë në tre ditët e fundit të merkatos nëse Asllani do të qëndrojë tek Interi apo do të huazohet në një tjetër skuadër.

Më pas, ai do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, e cila do të luajë në Çeki më 7 shtator dhe me Poloninë më 10 shtator në "Air Albania". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos