Xhelal Mziu nga Dibra: Kemi ngritur grupet e gatshme, personat e dyshimtë do ta pësojnë si ai i Elbasanit

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 10:08 | Politikë
Xhelal Mziu nga Dibra: Kemi ngritur grupet e gatshme, personat e dyshimtë

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”.

Kjo është deklarata shokuese e bërë nga Xhelal Mziu, kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Një ditë më parë, në Maqellarë, simpatizantë të PD-së ndaluan një mjet për të cilin pretendonin se ishte duke shpërndarë para në këmbim të votave.

Të mërkurën, në qytetin e Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pas përplasjes me strukturën e mbrojtjes së votës, e krijuar nga PD. Pas ngjarjes, Gazment Bardhi bëri të ditur se kjo strukturë është ngritur me ish-punonjës policisë dhe do të shërbejë për të denoncuar blerjen e votës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos