“Do të hedh botën në erë”, vritet nga policia 60-vjeçari që kërcënoi me vdekje guvernatoren e Nju Jorkut

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 08:25 | Bota
“Do të hedh botën në erë”, vritet nga policia

Është rikthyer frika në Nju Jork, ku një burrë kërcënoi me vdekje guvernatoren e shtetit Kathy Hochul dhe më pas u vra nga policia.

Neë York Post raporton se, 60-vjeçari Paul Hardy filloi të bërtiste jashtë shtëpisë së tij në Rrugën 116, duke thënë se ai do të "ndryshonte qeverinë" duke vrarë guvernatoren dhe zyrtarë të tjerë dhe më pas " do të hidhte në erë botën". Kur policia mbërriti në vendngjarje, e qëlluan dhe e vranë.

 Sipas rindërtimit të agjentëve, Hardy, i cili kishte të dhëna të shumta kriminale, hapi zjarr i pari ndaj oficerëve që mbërritën në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos