
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është e ftuar këtë të hënë në Komisionin Hetimor për inceneratorët për të dëshmuar në lidhje me këtë aferë.
Dëshmia e saj nisi menjëherë me përplasje me kryetaren e këtij komisioni. Sako nisi të fliste, ndërsa Tabaku i ndërpreu fjalën duke i kërkuar disa herë t’u përgjigjej vetëm pyetjeve.
Ndërkohë, ndërhyri edhe Ermonela Felaj, e cila kërkoi që të dëgjohej dëshmia e Sakos. Megjithatë, Tabaku u shpreh e prerë se dëshmitarja duhej t’u përgjigjej vetëm pyetjeve. (A2 Televizion)