Plagosje me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 21:52 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, pas një sherri për motive banale.

Një shtetas 30-vjeçar, me inicialet R.XH. është qëlluar në këmbë me armë zjarri. I dërguar në spital, personi gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas forcave të rendit, autori është identifikuar në shtetasin K.C. i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos