Doktor Fauci optimist: Vaksina mund të jetë gati në fund të vitit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 22:53 | Bota
Doktor Fauci optimist: Vaksina mund të jetë gati në fund të

Në vijim të raportimit të tij përpara Kongresit, zyrtari i lartë i Shëndetësisë, Anthony Fauci deklaroi se është optimist se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati në fund të vitit 2020.

Sipas ekspertit të Task Forcës kundër Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, çështja është se vaksina do të jetë gati, por do të duhet ende pak kohë.

Fauci nënvizon se kompania farmaceutike “Moderna” do të nisë fazën e tretë të testimeve klinike në fillim të korrikut, në varësi të të dhënave nga faza e mëparshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos