Vijon të ulet bilanci i viktimave në Itali, shënohet numri më i ulët prej 2 marsit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 18:25 | Bota
Vijon të ulet bilanci i viktimave në Itali, shënohet numri

Italia raporton ulje ditë pas dite të bilancit të viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 18 persona, krahasuar me 23 që ishin regjistruar një ditë më parë. Sipas të dhënave ky është bilanci më i ulët i humbjeve të jetës që prej 2 marsit.

Ulje drastike ka pësuar dhe numri i personave të rinj të infektuar për të cilët Emergjencat Civile bëjnë me dije se ishin 122.

Që nga nisja e pandemisë në Itali numërohen 34.675 viktima dhe mbi 238 mijë persona të infektuar me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos