Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën këtë të martë. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe shumë ndërtesa pësuan dëmtime.
Tërmeti me magnitudë 7.4 Rihter ka pasur si epiqendër shtetin e Oaxaca në Meksikë. Banorët në zonat rreth epiqendrës së tërmetit kishin dalë në rrugë, pasi para tërmetit të fuqishëm, zona ishte goditur më herët nga disa para lëkundje të tjera më të lehta.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga momenti i tërmetit të fuqishëm. (A2 Televizion)
