Dokumentari “The Last Dance”, edhe Pippen inatoset me Michael Jordan

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 18:22 | Sporte të tjera

“The Last Dance”, dokumentari që tregon karrierën e atij që konsiderohet basketbollisti më i mirë i historisë, Michael Jordan, ka bërë të flitet shumë.

Disa nga ish-shokët e ekipit të tij te Chicago Bulls e kanë akuzuar për gënjeshtar numrin 23, si në rastin e Horace Grant, por jashtë të pakënaqurve nga mënyra se si është përshkruar në dokumentar ka mbetur edhe dikush që nuk pritej: Scottie Pippen.

https://a2news.com/2020/04/20/viza-kokaine-hashash-dhe-femra-michael-jordan-kujton-fillimet-e-tij-te-chicago-bulls/

Sipas mediave sportive amerikane, Pippen është shumë i inatosur me Jordan për shkak të disa komenteve që ky i fundit ka bërë për të në 10 seritë e dokumentarit. Edhe pse në serinë e parë Jordan pranon se “Pa Scottie Pippen nuk do të kishte Michael Jordan”, në seritë e tjera Pippen tregohet në episode të papëlqyeshme. Pippen-it nuk i ka pëlqyer se si trajtohet operacioni i tij në fillim të sezonit 1997-1998. Pippen kërkoi atëherë të largohej nga skuadra pasi nuk ishte i kënaqur nga kontrata dhe vendosi të operohej në gju gjatë verës, duke humbur fillimin e sezonit. Jordan e quan “egoist” në dokumentar për faktin se Pippen nuk u operua sapo përfunduan Finalet e vitit 1997, që të ishte gati për sezonin e ri.

Gjithashtu, në Finalet e konferencës ndaj Pistons në vitin 1990, Jordan kujtoi se Chicago Bulls humbën edhe për shkak se Pippen kishte dhembje koke. “Nuk mund ta vë në dyshim dhembjen e kokës së Pippen, janë disa gjëra që ndodhin në momentin më pak të volitshëm”, thotë Jordan në dokumentar, duke lënë të kuptohet se nuk mund ta vërtetojë njeri nëse Pippen kishte apo jo dhembje koke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos