Dokumenti i brendshëm i BE, Ballkani Perëndimor i zhgënjyer me zgjerimin

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 11:10 | Politikë
Dokumenti i brendshëm i BE, Ballkani Perëndimor i zhgënjyer me

Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Europian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë zhgënjim të thellë lidhur me procesin e zgjerimit.

Raporti identifikon si faktorë kryesorë mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Europian me mars te 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.

https://a2news.com/2021/05/11/negociatat-e-anetaresimit-ke-sundimi-i-ligjit-eshte-ne-zemer-te-procesit/

Zhgënjimin e ka ushqyer më tej perceptimi se BE-ja i shpërndau me vonesë vaksinat për Covid-19, sipas raportit qe mban datën 5 maj e që zyrtarët e Bashkimit Europian u kanë dërguar 27 ministrive të jashtme të vendeve anëtare.

Atje thuhet se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i anëtarësimit në BE ka shërbyer si nxitja më e fortë për reformat. Tani është me rëndësi thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt dhe të ecin përpara, paralelisht me vazhdimin e reformave në të dyja vendet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/06/varhelyi-nese-nuk-bindim-bullgarine-per-rmv-ne-negociata-vetem-me-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos