Zgjedhjet e 25 prillit, PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të dielën

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 21:19 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e diel më 16 maj ora 17:00 do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, sipas njoftimit të PD do të diskutohet dhe do të ketë vendimmarrje sipas statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos