
Bardh e zi, mbi një pasarelë elegante, edhe ajo me pak ndriçim. Në këtë mënyrë zgjodhi ta prezantojë koleksionin e ri brendi Italian i modës, Dolce & Gabbana, që sipas kritikës, shkëlqeu në Javën e Modës në Milano.
Fustane elegante, dominuar nga dantella, taka të larta, shkëlqim e temina dhe pallto plot glamur, janë ajo çka D&G sugjeron për vjeshtën e dimrin e ardhshëm.
Dyshja Domenico Dolce and Stefano Gabbana mendojnë të rikthejnë modën e gjysmë shekulli më parë, kur femrën e sjellin me kostume mashkullorë por me forma elegante, ku nuk mungon kollarja apo dorashkat e zeza.
Koleksionit të dominuar nga vetëm 2 ngjyra, e bardha dhe e zeza, i shtohet pak eros falë fustaneve të kuq flakë, të shkurtër e të ngushtë, si për të nxjerrë në pah format e femrës elegante. Ndaj dhe shtëpia italiane e modës e quan këtë koleksion thjesht “Sensual”.
Në veshje elegante, siç zakonisht ndodh, nuk mund të mungojnë kristalet, në bizhu apo edhe aksesorë të tjerë si çantat apo sandalet. (A2 Televizion)