Vuri bast për mikun e tij, Drake humb 400 mijë dollarë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 12:39 | Showbiz

Reperi kanadez Drake ka humbur 400 000 dollarë pasi ka vënë bast se Jake Paul do të mundte Tommy Fury-n në ndeshjen e tyre të boksit në Arabinë Saudite.

Por në ndeshjen me 8 raunde, britaniku Fury mundi amerikanin Paul me vendim të ndarë.

Reperi kanadez e kishte mbështetur ish-YouTuber-in që të mundte yllin e Love Island, në një bast të madh që do t'i kishte fituar më shumë se 1.4 milionë dollarë nëse do të fitonte.

Por tani ai ka humbur paratë e tij, ndërsa 26-vjeçari Paul ka fajësuar me shaka Drake për humbjen e ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos