Gruaja mbush 35 vjeç, Messi mungon në festën e ditëlindjes

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 08:32 | Showbiz

Antonela Rocuzzo, bashkëshortja e Leo Messit, festoi 35-vjetorin me disa shoqe të saj, mes të cilave edhe Daniela Semaan, gruaja e Cesc Fábregas; Elena Galera, e fejuara e Busquets dhe Mariana Balbi, kunata e Luis Suárez.

Semaan postoi në Instagram foto nga festa e ditëlindjes dhe shkroi: “Duke festuar me ty, motra ime, vite dashurie dhe kujtimesh të paharrueshme. Të uroj lumturi dhe një jetë plot gëzim sepse e meriton”.

Në festë nuk ishte i pranishëm Leo Messi, i cili ishte i grumbulluar me Paris Saint Germain për ndeshjen ndaj Marseille. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/03/shakira-i-jep-goditjen-e-radhes-pique-se-bashkeshortja-e-messi-t-i-del-ne-krah/

A2 CNN Livestream

Latest Videos