Doli për të peshkuar për Vit të Ri, dyshohet se është mbytur

Nga A2 CNN
2 Janar 2019, 11:42 | Kronikë
Doli për të peshkuar për Vit të Ri, dyshohet se

Gëzim Seitllari, 50 vjeç, është futur në liqen mëngjesin e 31 dhjetorit për të peshkuar dhe që prej atij momenti nuk është parë më. Sipas policisë lokale, ditën e sotme (2 janar) është gjetur edhe varka e tij në afërsi të fshatit Hudënisht, 100 metra nga liqeni.

Vetë Sejvllari, baba i dy fëmijëve, është banor i fshatit Memlisht. Policia është duke punuar për të mësuar më tepër mbi ngjarjen, ndërkohë që pritet mbërritja e palombarëve për të bërë të mundur gjetjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos