Vrau në vitin ’89, ekstradohet shqiptari nga Shtetet e Bashkuara

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 11:51 | Kronikë
Vrau në vitin ’89, ekstradohet shqiptari nga Shtetet e Bashkuara

Një shtetas shqiptaro-amerikan i cili ishte në kërkim nga autoritetet që prej vitit 1989 është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara.

Selim Struga, 54-vjeç, kërkohej për vrasjen e një personi 3 dekada më parë. Ai jetonte në Detroit në momentin e arrestimit ndërsa Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ai rezulton i dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “vrasje me dashje” nga një vendim i Gjykatës Tiranë më 26.07.2012.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish-Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos