
Pas një ndërprerjeje për shkak të kushteve ekstreme të motit, palombarët e Reneas gjetën edhe trupin e dytë të peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.
Më herët u gjet edhe trupi i pajetë i Ramazan Kojtarit, që u mbyt së bashku me Arben Pupën. Trupi i Pupës u nxor nga uji i rezervuarit pasditen e së dielës. Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.
Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. (A2 Televizion)