
Partia Popullore Europiane, që përfaqëson në Bruksel parti të ndryshme të qendrës dhe të djathtës së moderuar, 83 parti jo vetëm nga vendet e Bashkimit Europian, kanë reaguar ndaj vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga lider i Partisë Demokratike, qeben pjesë e PPE-së.
“Falënderojmë Lulzim Bashën për hapin e përgjegjshëm ndaj kryesimit të Partisë Demokratike, vlerësojmë përpjekjet e tij për partinë dhe vendin gjatë lidershipit, që krijoi mundësinë e një fillimi të ri dhe me unitet në atë parti”.
Partia Demokratike nga viti 2003 është pjesë e Partisë Popullore Europiane, e kryesuar nga ish-kryeministri polak dhe ish-kreu i Këshillit Europian Donald Tusk, dhe ku radhiten parti si CDU-ja Gjermane, Forza Italia e Silvio Berlusconit në Itali dhe Republikanët e Nicolas Sarkozy në Francë (A2 Televizion)