
Zhuljen Varfaj kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit është dorëhequr për arsye shëndetësore.
Varfaj nuk do të qëndrojë as në pozicionin e zëvendëskryetarit, bëjnë të ditur burimet për A2. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.
Po sipas të njëjtave burime, pritet që në krye të bashkisë Durrës të Komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.
Kërkesa e dorëheqjes
Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,
Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës, i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës, nr-dt-, për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.
Do të dëshiroja të falënderoja dhe të vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit.
Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ
(A2 Televizion)