Dorëzohet qeveria franceze, taksa e karburantit do të pezullohet

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 08:41 | Bota

Qeveria franceze është dorëzuar përballë zemërimit popullor lidhur me rritjen e çmimit të karburantit. Mediat lokale raportojnë se qeveria do të pezullojë taksën që nxiti protesta të dhunshme në vend.

Demonstratat kanë prekur qytetet e mëdha franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme përgjatë 3 fundjavave të fundit. Kryeministri Edurd Philippe kërkoi arritjen e një kompromisi me protestuesit por ata i anuluan bisedimet, duke cituar kërcënime me vdekje nga ana e ekstremistëve në radhët e tyre.

E ashtuquajtura protesta e jelekëve të verdhë, nisi fillimisht si pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të karburantit, por u zgjerua më vonë në manifestim kundër kostove të larta të jetesës. 3 persona kanë vdekur që prej nisjes së trazirave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos