Lufta tregtare SHBA-Kinë “eklipson” samitin e G20

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 13:04 | Bota
Lufta tregtare SHBA-Kinë “eklipson” samitin e G20

Dy çështje të tjera që do të rëndojnë takimin e liderëve të 19 vendeve të industrializuara në botë plus Bashkimin Europian, do të jenë lufta tregtare SHBA-Kinë dhe vrasja e gazetari Jamal Kashoghi.

Presidenti amerikan Donald Trump tha në prag të samitit se nivelet e tarifave aktuale ndaj importeve kineze prej 200 miliardë dollarësh do të rriten sipas planit.

Ai kërcënoi gjithashtu të vendosë tarifa ndaj produkteve të tjera me vlerë 267 mld dollarë. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë numri një i Uashingtonit tha se ndërsa Kina ishte e interesuar për arritjen e një marrëveshje, ai nuk ishte i sigurt.

“Mendoj se jemi shumë pranë gjetjes së një zgjidhje me Kinën, por nuk e di nëse unë dua ta bëj këtë. Kjo pasi kemi miliarda e miliarda dollar që po vijnë në shtetet e bashkuara në formën e tarifave dhe taksave. Kështu vërtet që nuk e di. E sigurt është që Kina është e interesuar për marrëveshje”, Donald Trump.

Që prej muajit korrik SHBA ka taksuar një total mallrash prej 250 mld dollarësh, ndërsa Kina është kundër përgjigjur duke vendosur tarifa ndaj produkteve amerikane me vlerë prej 110 mld dollarë.

Dominues në samit, pritet të jetë edhe indinjimi ndërkombëtar për vrasjen e Kahshogit në ambasadën saudite në Stamboll. Kryeministrja britanike Theresa May tha se do të takohet me princin e kurorës duke i përcjellë një mesazh shumë të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos