
Në trupin gjykues që do të rigjykojë çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Apelin e Posaçëm do të ketë gjyqtarë të deleguar nga gjykatat e Apelit të zakonshëm.
Pamundësia e një trupe me anëtarë nga Apeli i Posaçëm është krijuar për shkak të numrit të vogël të anëtarëve në Apel, si edhe konsumimit të tyre gjykimin e parë të dosjes “Tahiri”.
Këtë të enjte, dy ditë pasi mbërriti në Apel, dosja ndaj Tahirit dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela iu nënshtrua shortit, që zgjodhi si kryesuese gjyqtaren Daniela Shirka dhe anëtare gjyqtaren Iliriana Olldashi.
Më herët shorti zgjodhi edhe gjyqtaren Miliana Muça, e cila hoqi dorë, pasi është shprehur për çështjen në Shkallën e Parë. Në këto kushte, për gjyqtarin e tretë të çështjes do të pritet të bëhet një delegim nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Tahiri dhe Çela,të fajësuar me herët për “shpërdorim të detyrës” do të rigjykohen në zbatim tëvendimit të Gjykatës së Lartë të shtatorit. (A2 Televizion)