Drama e familjes Balliu, i biri luftonte për ISIS, prindërit e ndoqën në Siri, por vetëm mamaja është kthyer

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 14:35 | Kronikë
Drama e familjes Balliu, i biri luftonte për ISIS, prindërit e

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. 67-vjeçari Ali Balliu vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë, ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Idajet Balliu u kishte thënë prindërve se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite. Ali dhe Ruzhdie Balliu, në tentativë për të gjetur djalin e tyre, u nisën drejt Sirisë, por u kapën nga ushtria Kurde.

Pas 6 vitesh qëndrim brenda kampit Al Hawl, Ruzhdie Balliu u riatdhesua gjatë misioneve të shtetit shqiptar, por bashkëshorti i saj vijon të jetë i burgosur edhe pse nuk ka qenë asnjëherë pjesë e celulave të ISIS. Lidhur me gjendjen e 67-vjeçarit nuk dihej asgjë, por fotoja e konfirmuar dhe me familjen tregon se Ali Balliu është gjallë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/shkoi-per-te-gjetur-te-birin-luftetar-te-isis-shqiptari-identifikohet-ne-burgjet-e-sirise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos