Shkoi për të gjetur të birin luftëtar të ISIS, shqiptari identifikohet në burgjet e Sirisë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 11:01 | Kronikë
Shkoi për të gjetur të birin luftëtar të ISIS,

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. Ali Musa Balliu i datëlindjes 1955 vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë e ndërsa Ruzhdie Balliu arriti të dilte nga kampi Al Hawl, bashkëshorti i saj mbeti në Siri. Ruzhdia ishte një nga shqiptarët të cilët ekipi i A2 CNN takoi në kampin famëkeq në vitin 2019. “Burrin nuk e di fare se ku është”, deklaroi në atë kohë ajo për gazetarin e A2 CNN, Julian Kasapi. Ajo u riatdhesua disa vite më pas, përmes operacioneve të shtetit shqiptar.

https://a2news.com/2022/02/03/drama-e-familjes-balliu-i-biri-luftonte-per-isis-prinderit-e-ndoqen-ne-siri-por-vetem-mamaja-eshte-kthyer/
https://a2news.com/2019/11/13/apeli-i-vellait-te-ali-balliut-shteti-ti-ktheje-iku-me-te-shoqen-ne-siri-per-te-takuar-djalin/

Pak kohë më parë, lidhur me të nuk dihej asgjë, por të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se ai është gjallë. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 6 vitesh, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. Ruzhdie Balliu kërkoi rikthimin e saj nga kampi Al Hawl përmes intervistës së dhënë në A2 CNN, ndërsa bashkëshorti i saj mbetet në burgun e Al Hassakah. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/12/a2-sjell-deshmite-e-shqiptareve-nga-kampi-al-hawl-na-ktheni-ne-vendin-tone/

A2 CNN Livestream

Latest Videos