
A2 CNN ka siguruar dosjen e hetimeve që u finalizuan me 28 persona të arrestuar, të akuzuar për korrupsion në burgje, në Elbasan.
Gazetari Armand Bajrami bën me dije se hetimet filluan që në shtator të vitit 2020, ku nga burgu i Peqinit nisi një grevë, me të burgosurit që refuzuan ushqimin për shkak të padrejtësive, sipas tyre, që po u shkaktoheshin në burg.
Nga ajo grevë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kaloi në sitë, nëse kishte neglizhenca nga ana e zyrtarëve të burgut të Peqinit. Kjo çoi në evidentimin e mbajtjes së celularëve në disa qeli, si dhe dhënien e porosive për lëndë narkotike apo alkool, që futeshin brenda në burg përmes punonjësve të tij.
Nga përgjimet, u konstatua që të burgosurit e Peqinit mbanin kontakte me të dënuar në burgun e Drenovës, si dhe organizonin festa në qeli, nën hundën e punonjësve. (A2 Televizion)