“Drejtësia në Referendum”, Berisha: Edgonigal dhe Yuri Kim kanë lobuar kundër PD

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 16:23 | Politikë
“Drejtësia në Referendum”, Berisha: Edgonigal dhe Yuri Kim

Sali Berisha nuk është surprizuar nga rrëfimi para drejtësisë i pastrueses së ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetaj, ish-Drejtoreshë Koncesionesh, se paratë e gjetura në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Gjatë bashkëbisedimit të fundjavës në rrjetet sociale, Berisha shkoi më tej lidhur me atë që mendon si burimin e vërtetë të mbi 500 mijë eurove.

Kryetari i PD shpreson që me rrugë ligjore dhe protesta Edi Rama dhe qeveria e tij të ketë fatin e ish zyrtarit të FBI-së, pasi sipas Berishës kryeministri në bashkëpunim me McGonigal dhe ambasadoren amerikane kanë lobuar dhe luftuar kundër opozitës.

Gjatë këtij bashkëbisedimi nuk munguan as premtimet kryeministrore. Berisha u shpreh që pasi të vijë në pushtet drejtësia do të hyjë në një tjetër cikël reformimi.

Në fund kryetari i PD paralajmëroi edhe njëherë Edi Ramën që të mos ndërhyjë në regjistrimin e PD në zgjedhje, në rast të kundërt, ai paralajmëroi reagim të fortë të opozitës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/04/une-me-pro-amerikani-dhe-i-pakorruptuari-berisha-non-graten-ma-siguroi-rama-me-lobim-korruptiv/

A2 CNN Livestream

Latest Videos