Dritan Abazoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 19:29 | Ballkani
Dritan Abazoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka mandatuar Dritan Abazoviçin për të formuar qeverinë e re.

Në njoftimin e presidencës malazeze thuhet se lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç është mandatuar për të krijuar kabinetin e ri qeveritar.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët, ndërsa presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ishte bindur që përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e këtij vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos