Gjendet i gjallë një person i shpallur i zhdukur, pas zjarrit në tragetin pranë Shqipërisë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 12:12 | Ballkani
Gjendet i gjallë një person i shpallur i zhdukur, pas zjarrit në

Gjendet i gjallë një udhëtar i tragetit të linjës Greqi-Itali që u kaplua nga flakët të premten në detin jon, pranë Shqipërisë. Njoftimi është bërë nga ministria e transportit e shtetit fqinj. Rojet bregdetare greke shpëtuan 280 nga 292 pasagjerët dhe pjesëtarët e bordit që ishin në tragetin Italian, Olimpik.

Sipas autoriteteve greke, 11 pasagjerë janë ende të zhdukur. Ata janë nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania.

Ekipet e shpëtimit zbuluan të mbijetuarin të dielën në pjesën e prapme të anijes ndërsa ajo po tërhiqej drejt ishullit të Korfuzit, tha roja bregdetare.

Trageti ishte nisur nga Igumenica në drejtim të portit të Brindisit.

I mbijetuari u dërgua menjëherë në një qendër spitalore në Korfuz, ndërsa nuk bëri asnjë koment për atë që ndodhi. Trageti është ende në flakë, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos