Kriza në Bosnje-Hercegovinë, BE: Duhen vendime për të penguar shpërbërjen

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:48 | Ballkani
Kriza në Bosnje-Hercegovinë, BE: Duhen vendime për të

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, diskutuan të hënën mbi mënyra për të zbutur tensionet në Bosnje Hercegovinë dhe për të parandaluar shpërbërjen e shtetit ballkanik të ndarë etnikisht, ndërsa marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar mbi 25 vjet më parë, vazhdon të zhbëhet.

"Mos e nënvlerësoni rëndësinë e asaj qe po ndodh në Bosnje Hercegovinë. Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet duke rrezikuar qëndrueshmërinë dhe madje tërësinë e vendit”, tha Borrell

Ai tha se “ministrat duhet të marri vendime” për shmangur që situata kritike të përkeqësohet edhe më tej.  Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, tha se “veprimet e udhëheqësit serb të Bosnjes, Milorad Dodiku janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

 “Zhvillimet janë ekstremisht shqetësuese. Ne duhet te jemi të kujdesshëm që Bosnje Hercegovina dhe Ballkani të mos bëhet shesh lojërash për aktorë jashtë Bashkimit Europian dhe Europës”, u shpreh Alexander Schallenberg.

Rusia ka premtuar veçanërisht mbështetje për Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja kundër udhëheqësit serb të Bosnjës, i cili prej vitesh ka bërë thirrje që Republika Serpska, të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit dhe të bashkohet me Serbinë. Shtetet e Bashkuara e akuzuan atë për "veprimtari korrupsioni" që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe të dëmtojnë marrëveshjen e Dejtonit. Shumica e vendeve të BE-së duan gjithashtu të godasin Dodikun me sanksione, por Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia janë kundër dhe ka të ngjarë të pengojnë çdo përpjekje për të vendosur masa kufizuese ndaj tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos